Partitë e vogla kërkojnë shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i Shehit dorëzon padinë

nga D V

Përfaqësuesi ligjor i deputetit Dashamir Shehi ka depozituar padinë për shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese.

Partitë e vogla kanë mbledhur firmat për të goditur marrëveshjen e dy partive të mëdha PS-PD në “Kushtetuese”.

“Ky është ligji më i keq dhe më antidemokratik. Politikën shqiptare e ka dëmtuar marrëveshja e 2008-ës dhe kjo është një shtesë e asaj dhe shtesa më e keqe. Unë e kam firmosur dje, janë dhe disa kolegë të tjerë deputet si Alibeaj dhe të tjerë. Deri ditën e premte do të dorëzohet për t’i shkuar deri në fund kësaj historie”, u shpreh më parë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

 “Kjo është mbyllje definitive e listës. Ndryshimi që pretendojmë ne është ky, Gjykata Kushtetuese ta quajë jo kushtetuese këtë marrëveshje që u mbyll derën partive që duan ta hapin listën. PD dhe PS ta mbyllin për veten e vetë, por partitë e tjera të kenë të drejtën ta hapin listën”, shtoi Shehi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More