Pas letrës së Kurtit, Abdixhiku: Do të japim përgjigje zyrtare, pa arrogancë

nga D. V.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dërgimit të letrës për marrëveshje për bashkëqeverisje nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Abixhiku ka thënë para gazetarëve se do të shkoj në zyre ta shoh letrën e pastaj do të jap një përgjigje.

“Kom marrë një letër do të kthej përgjigje. Lejomëni të shkoj në zyre ta shoh letrën njëherë dhe do të kthej përgjigje me kohë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së pati edhe një porosi për bashkëpartiakët e tij.

“I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë dhe të kthejmë një përgjigje zyrtare qysh i takon një partie”, tha Abdixhiku.

Në letrën e tij, Kurti ka shkruar se është “i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”.

“Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë”, është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More