Pas mandarinave, Kroacia kthen pas edhe specat nga Shqipëria! Rrezik i lartë për shkak të pesticideve

nga Xh M

Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.

Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.

Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.

Pavarësisht alarmit të dërguar nga RASFF, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë për trajtimin e ngarkesës. Pothuajse një muaj pas këtij njoftimi, mbetet e paqartë se ku ka përfunduar ngarkesa – nëse është asgjesuar apo shpërndarë në tregun shqiptar, siç ndodhi me mandarinat që u refuzuan nga Kroacia dhe më pas u shitur në vendin tonë.

Asnjë përgjigje nga autoritetet për këto pyetje. Ndërkohë, për rastin e mandarinave, u arrestuan disa individë, por për çështjen e specave nuk ka ende asnjë informacion zyrtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More