Shkup, 19 gusht – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare jugore. Pasdite dhe në mbrëmje në më shumë vende do të ketë mos jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme, bubullimë, erë e përforcuar (mbi 60 km/h) dhe breshër.
Temperatura maksimale në vend do të sillet nga 28 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira mesatare, pasdite me kushte jostabile me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitjen e stuhive. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Mëngjesin e sotëm, temperaturë më e ulët prej 10 gradë Celsius është matur në Lazaropole dhe 12 në Hanet e Mavrovës, ndërsa më e larta në Gjevgjeli, Veles dhe Strumicë, ku janë shënuar 20 gradë Celsius.
Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Demir Kapi – 38 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Ohër, Pozharanë, Krushevë, Berovë, Gjurishtë, Kavadar, Strumicë, ku kanë rënë 1 litër për metër katror.