OBRM-PDUKM: Gjykatësi Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë

nga D V

Shkup, 19 gusht –  Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar.

“Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit për t’u arratisur është i dukshëm.

“Pajaziti duhet të përgjigjet dhe fillimisht të shkarkohet nga pozita e tij gjyqësore”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More