Pasholi: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie mes komuniteteve janë zgjedhur në mënyrë kontrabandiste, pa praninë e deputetëve të “Frontit Europian”

nga Xh M

Shkup, 25 korrik – Deputetja e “Frontit Europian” Arbana Pasholi sot në një konferencë për media reagoi se në seancën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, në rendin e ditës të së cilës ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, materiali është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, e më pas pasi kanë kërkuar 30 minuta pauzë që të dorëzohet edhe në gjuhën shqipe, pauza është ndërprerë më herët dhe anëtarët e Komitetit janë zgjedhur në mënyrë tinëzare.

“Duke pasur parasysh se materiali në seancën e sotme është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, si anëtar i Komisionit dhe zëvendës koordinator dhe në emër të deputetëve të 2Frontit EUropian”, kam kërkuar pauzë që i njëjti të përkthehet. dhe të dorëzohet në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që përsëritet sistematikisht. Kryetari i Komisionit dha një pauzë prej 30 minutave, por e vazhdoi pa kaluar kohën e planifikuar të pauzës dhe pa marrë konfirmimin nga deputetët e “Frontit Europian” për vazhdimin e saj. Si rezultat, në mënyrë kontrabandiste, Komisioni i zgjodhi anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, pa praninë e deputetëve tanë dhe pa debat”, tha Pasholli.

Siç theksoi Pasholli, nga frika se deputetit e “Frontit Europian” do të kthehen, diskutimi i tyre përfundoi në më pak se tre minuta.

“Një organ i përhershëm i Kuvendit, siç është Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, puna e të cilit bazohet në ligj dhe që duhet të garantojë përfaqësimin korrekt të të gjitha bashkësive, është zgjedhur në mënyrë tinzare, duke na e mohuar të drejtën e fjalës”, shtoi Pasholli.

Ajo përmendi se “Fronti Europian” përveç se bart legjitimitetin e votës së shqiptarëve duke pasur numrin më të madh të deputetëve shqiptarë në Kuvend, ka edhe numrin më të madh të deputetëve turq. Tha se po shprehin shqetësimin e tyre për shkak se nuk është respektuar Ligji për Komitetin, neni 3 pika 4, i cili “Frontit Europian” i garanton një përfaqësues të bashkësisë turke në Komisitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Kjo nuk ndosh për herë të parë. Ne kemi pasur reagime në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe besojmë se do të vazhdojmë ta mbajmë me vendosmëri qëndrimin tonë edhe në seancë plenare”, ka shtuar Pasholli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More