Pasi u kërc’ënua me jetë, Arben Fetai rastin e raporton në polici

nga D V

Shkup, 11 nëntor – Ditë më parë, zëvendëskryeminsitri Arben Fetai bëri të ditur se, përmes një adresës elektronike është kërcënuar me jetë, përcjell TV21. Në lidhje me këtë, Fetai gjatë ditës së sotme e raportoi rastin edhe në polici ndërkohë që, u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.

“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More