PD: 342 milionë euro shpenzime vetëm për karburant në 10 vite

nga D V

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli deklaroi sot se “shpenzimet për karburant të qeverisë Rama për periudhën 2014-2024 kapin vlerën totale 342 milionë euro”.

Përmes një deklarate për shtyp, Vangjeli iu referua faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, për shpenzimet për blerje karburanti, të ndara sipas viteve 2014 deri 27 gusht 2024.

Sipas saj, vërehet përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore, si dhe mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite.

“Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me ligjin ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin; ligjin ‘Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH’ si dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave sipas viteve ‘Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik’”, tha ajo.

“Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant? Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?”, shtoi Vangjeli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More