PD ende pa kandidat për Himarën, pret emrin nga aleati Dule

nga D V

Teksa Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrin e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë Himarë, opozita ende nuk e ka një emër si rival të tij.

Burime nga selia blu i thanë A2 CNN se për këtë bashki emri do të propozohet nga aleati Vangjel Dule. Deri më tani është përfolur si kandidat i mundshëm Petro Beleri, djali i Alfred Belerit, por zyrtarizimi nuk ka ardhur ende.

Ndërkohë konfirmohet se opozita do të vijojë betejën ligjore kundër vendimit të KQZ, që shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit, si dhe për dekretin e Begajt që shpalli datën e zgjedhjeve më 4 Gusht, pa pritur afatet ligjore të ankimimit, gjë që demokratët e cilësojnë antikushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More