PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme

nga D V

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar një krizë të mundshme energjetike në Shqipëri, të cilën e cilëson si “të qëllimtë,” duke iu referuar nivelit të ulët të ujit në liqenin e Fierzës.

Kraja thekson se “rezerva hidrike e Fierzës ka zbritur drejt kuotës 267 metra,” që sipas tij do të thotë një kapacitet prodhimi prej vetëm 423 milion Kw/orë. Kraja tha se sipas rregullores, niveli në këtë periudhë duhej të ishte 289 metra, që do të siguronte rreth 1 miliard e 106 milion Kw/orë.

Kjo mungesë energjie sipas Krajës do t’u kushtojë taksapaguesve minimalisht mbi 80 milion euro.

“Për të mbushur këtë mungesë nga prodhimi vendas, ministria dhe agjencitë nën përgjegjësinë e ministres Balluku do të duhet t’i adresohen blerjeve në bursë. Por siç është bërë tanimë zakon, Shqipëria e shet lirë dhe e blen shtrenjtë energjinë e saj. Mbase, edhe për të vendosur në punë sa për spektaktlin e radhës dy Tec-et lundruese të Vlorës të cilët kushtojnë çdo ditë 94 mijë dollarë dhe që kanë përthithur pa u vënë asnjë ditë në punë mbi 46 milion dollarë”- u shpreh Kraja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More