PDSH mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Tearcë, Bedri Shabani zgjidhet kryetar

nga Xh M

Shkup, 20 dhjetor – Sot në Tearcë të Tetovës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së. Me votë unanime të delegatëve, Bedri Shabani u zgjodh kryetar i Degës së PDSH-së në Tearcë.

Në kuadër të punimeve të Kuvendit Zgjedhor, u zgjodh edhe Kryesia e re e Degës së PDSH-së në Tearcë, e cila do të udhëheqë aktivitetet politike dhe organizative të partisë në periudhën e ardhshme.

Nga PDSH theksuan se procesi zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike dhe me pjesëmarrje të plotë të anëtarësisë, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e strukturave partiake në nivel lokal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More