Peci për pezullimin e dialogut strategjik: Masë e pritur ndaj papërgjegjshmërisë së Kurtit dhe mbështetjes nga Osmani

nga L. M

Pezullimi i Dialogut Strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe atë politik në vend.

Ky zhvillim, i cilësuar si një sinjal i qartë zhgënjimi nga aleati kryesor i Kosovës, është interpretuar nga drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, si një pasojë direkte e qasjes politike të udhëheqjes aktuale të vendit.

“Pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qenë njëra nga masat e pritura që janë pasojë e politikës së papërgjegjshme të VV-së, gjegjësisht të Albin Kurtit me të cilën po vallëzon edhe Vjosa Osmani. Tani ka mbetur të shihet se çfarë do të bëjnë kalorësit e apokalipsit të shtetit të Kosovës, të cilët në mënyrë efektive arritën që t’i dëmtojnë marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA-të. Tash mbani ligjërata, shani e njollosni se kush po punon për Serbinë”, ka shkruar Peci.

https://www.facebook.com/share/p/1CJL6QZJT3

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More