Pelegrinët ‘pushtojnë’ Kishën e Shna Ndout

nga D V

Netët e 12 dhe 13 Qershorit, mijëra njerëz me qirinj në duar nisen drejt kishës së Shna Ndout, e njohur ndryshe si Kisha e Laçit në kërkim të mbarësisë dhe duke kremtuar festën e shenjtit.

Pelegrinët e shumtë vijnë nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë, enkas për këtë festë pa dallime fetare. Në dëshmitë e tyre, besimtarët tregojnë për mrekullitë që kanë ndodhur në kishën e Shna Ndout..

Nga fluksi i lartë i pelegrinëve u krijua një trafik i rënduar në të gjitha rrugët e qytetit të Laçit dhe ajo që të çon për të kisha. Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali dhe pushteti vendor në Kurbin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More