Peleshi: Polonia, partner i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë

nga D. V.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim delegacionin e Grupit të Miqësisë së Parlamentit të Polonisë, duke e cilësuar Varshavën një partner të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Polonia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Peleshi, duke theksuar vlerën e përvojës polake në procesin e negociatave dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe dypalësh.

Kreu i Kuvendit nënvizoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor “ka nevojë për më shumë zhvillim, siguri dhe paqe, si dhe për integrim të plotë europian”, objektiva që, sipas tij, ndahen plotësisht edhe me Poloninë.

Në qendër të bisedës ishte edhe kontributi i përbashkët i Shqipërisë dhe Polonisë për mbrojtjen e lirisë dhe përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Ukrainë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More