Rërzohet avioni në Maqedoninë e Veriut

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell TV21. Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali thotë se në bord ishin dy persona, ndërsa njëri ka pësuar lëndime.

“Një aeroplan i vogël u rrëzua në Liqenin e Mavrovës. Në avion ndodheshin dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar. Incidenti u raportua në numrin për thirrje emergjente 112, dhe informacioni menjëherë u përcoll nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) tek Policia e Tetovës, Shërbimi i Emergjencës Mjekësore dhe Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK-Tetovë) për intervenim të menjëhershëm”, njoftoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More