Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme të thirrë Këshillin e sigurimit

nga Xh M

Shkup, 14 prill – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kërkoi nga presidenti Stevo Pendarovski që të thërrasë seancën e Këshillit të Sigurimit në përbërje të zgjeruar me liderët e partive politike.

Ai konsideron se përveç kërcënimeve të sigurisë nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Maqedonia është në rrezik real edhe nga një valë e re e refugjatëve nëse situata përshkallëzohet.

Nga ana tjetër, nga kabineti i presidentit të shtetit për Telma thonë se presidenti është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e NATO-s dhe se për momentin nuk ka kërcënime për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

“Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka asnjë kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut. Nëse merret vendim për thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurimit, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në zyrën e presidentit të shtetit.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është duke krijuar një shtab krize për nxjerrjen e shtetasve të RMV-së të cilët nuk janë vetëm në Izrael, por në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme, pasi mbrëmë Irani sulmoi Izraelin me dronë, raketa lundrimi dhe balistike, si përgjigje ndaj sulmit që Izraeli e ekzekutoi atë dy javë më parë në ambasadën iraniane në Damask.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More