Për dy porositë e Krasniqit, përgjigjet Pajaziti: PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, përse atëherë nuk e ngritët zërin? Harruat edhe Hetimin ndërkombëtar!

nga Redaksia

Shkup, 17 nëntor – Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ditë më parë ka komentuar takimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës, i cili shtroi dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë. Ajo e UÇK-së , dhe Gjuhës, transmeton Zhurnal.mk

Analisti i njohur dhe botues i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti rikujton Krasniqin se PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, përse atëherë nuk u ngritën zërin? Harruan edhe Hetimin ndërkombëtar.

“Maqedonisë t’i kërkohet llogari për veteranët e UÇK-së dhe gjuhën shqipe, paska thënë Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së para mbajtjes së mbledhjes së nesërme të Qeverive të Kosovës dhe RMV-së.

E pse si paska kërku llogari edhe për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, ku përmes një skenari shërbimesh u futën në kurth luftëtarët më të njohur të UÇK-së, sidomos të Kosovës. Pikërisht në kohën kur PDK ishte pjesë e pushtetit dhe atëherë as që u ngrit zëri dhe u harrua hetimi ndërkombëtar!”, ka shkruar Pajaziti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More