Për një muaj Policia e Maqedonisë ka shqiptuar 161 gjoba për xhama të errësuar në mënyrë të paligjshme

nga D. V.

Shkup, 6 gusht – MPB Maqedoni njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.

Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë kontrollet në trafik.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet rrugore, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More