Për shkak të ndërhyrjeve teknike pa rrymë disa rrugë në Gazi Babë dhe Kisella Vodë

nga D. V.

Shkup, 25 korrik – Për shkak të punimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot pa rrymë në periudha të caktuara kohore do të jenë disa rrugë në komunat e Gazi Babës dhe Kisella Vodës, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit nga EVN Macedoni SHA.

Në periudhën nga ora 06:30 deri në orën 12:00, energji elektrike nuk do të kenë një pjesë e rrugës Pero Nakov, kompanitë Jogomerkur, Osogovski, Makohemia, Stokomak, objektet pranë Stokomakut në rrugën Pero Nakov, Zllatno Zhito dhe konsumatorët në rrugën Maxhari në komunën e Gazi Babës, ndërsa në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 11:00, një pjesë e N.Pripor, përgjatë rrugës kryesore Hristo Tatarçev në komunën e Kisella Vodës.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas marrjes së njoftimit nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi informoi se sot për shkak të zëvendësimit të një valvule f 100 mm në rrugën Karl Libkneht, nr. 84, nga ora 09:00, furnizimi me ujë do të ndërpritet për përdoruesit e rrugës Karl Libkneht, Anri Barbis, Temko Popov dhe një pjesë e rrugës Karl Hron në komunën e Gazi Babës deri në përfundimin e punimeve.

Në periudhën nga ora 08:00, për shkak të riparimit të një gypi në Moranë (uikend shtëpizë), mund të ketë  ndërprerje të vogël të furnizimit me ujë në fshatin Moranë, Komunë e Studeniçanit deri në përfundimin e punimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More