Për të blerë banesë duhen kursime, kufizimet e vendosura nga bankat për huadhënien

nga L. M

Bankat kanë aprovuar 46 mln euro kredi në muajin korrik.

Kjo shumë tregon se kërkesa për të blerë banesa mbetet e lartë, por kufizimet që janë vendosur për nivelin e kreditimit kanë ndikuar në uljen e huadhënies. Krahasuar me qershorin, vlera është ulur me afro 40%.

Ulja e huas në këtë nivel pritej, pasi një qytetar që kërkon të blejë banesë me vlerë 100 mijë euro, nuk mund të marrë borxh më shumë 85 mijë euro, ndërsa para muajit korrik ai merrte 90 deri në 100% të vlerës në bankë.

Ndërkohë kësti mujor i shlyerjes së kredisë kushtëzohet nga paga, dhe bankat llogarisin të marrin 40% të shumës, ose thënë ndryshe 400 euro për të ardhura mujore në vlerë 1000 euro.

Duke limituar këstin mujor të kredimarrësit, ulet edhe vlera e kredisë, pasi koha maksimale e shlyerjes është deri në 30 vite.

Kufizimet në huadhënie, sipas Bankës Qerndrore u bënë për të kthyer në normalitet çmimet e pronave, të cilat gjatë 5 viteve të fundit janë rritur 180%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More