Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër dhe gjithmonë

nga Xh M

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku flamuri i Kosovës u prezantua me krenari në skenën botërore të sportit.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se skitarët kosovarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, po e përfaqësojnë vendin me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, shkroi e para e shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More