Përfaqësuesja e lartë e BE-së takohet me Ramën, nënshkruhet marrëveshja për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri, pjesë e një turi të saj në rajon.

Më herët, Kaja Kallas zhvilloi një takim edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Vizita e Kajas ka si objektiv thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e lidhjeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë vizitës, Kallas dhe Kryeministri Rama morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI). Marrëveshja ka si objekt mbështetje financiare për projekte infrastrukturore në rajon, me fokus në zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Ky projekt synon të kontribuoni në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve rajonale.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kaja Kallas do të zhvillojë takime të tjera me figura të larta të Qeverisë Shqiptare, përfshirë ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në Forumin e Dialogut Shqipëri-BE për Politikën e Sigurisë, një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Vizita e Kajas vjen pas takimeve të saj të mëparshme në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More