Zhduket një 26 vjeçar në zonën e Pashtrikut, po vazhdon kërkimi për gjetjen e tij

nga D. V.

Një 26 vjeçar i cili është zhdukur një ditë më parë në zonën malore të Pashtrikut (Hasi) në Shqipëri, ende nuk është gjetur.

Kështu kanë bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas tyre, kërkimi për gjetjen e 26 vjeçarit po vazhdon.

Po ashtu kjo shoqatë në një postim të në rrjetin social në Facebook të hënën kanë raportuar për këtë zhdukje, duke shkruar se bëhet fjalë për Ajet Lleshin.

Ata po ashtu kanë shkruar se operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe ekipin për vëzhgim me dron.

“Sot, më 07 Prill 2025, ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën malore të Pashtrikut (Hasi), në Rep. të Shqipërisë. Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe ekipin për vëzhgim me dron, për të gjetur shtetasin Ajet Lleshi, 26 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur në këtë zonë. Terreni është i vështirë dhe kërkimi po vazhdon me intensitet. Lutemi qytetarëve që kanë ndonjë informacion të njoftojnë autoritetet”, thuhet në postimin e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More