Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Garantohet mbrojtja e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore

nga D V

Në fshatin Juban të Shkodrës, kanë përfunduar punimet për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky investim i cili parandalon përmbytjet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.

Kreu i Ekzekutivit thekson se argjinatura e ndërtuar mbron tokat bujqësore dhe zonat e banuara

“Punimet e përfunduara për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, garantojnë mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin”, shprehet Rama.

Argjinatura me gjatësi 700 metra shmang rrezikun e përmbytjeve në fshatin Juban në Shkodër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More