Sejko takon drejtorin e Departamentit Evropian të FMN: Perspektiva pozitive për ekonominë shqiptare

nga D. V.

Në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Uashington, DC, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Alfred Kammer, drejtor i Departamentit Evropian në FMN.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, pritshmëritë për rritjen ekonomike dhe inflacionin, si dhe rëndësia e vazhdimit të politikave monetare dhe fiskale të kujdesshme për të garantuar stabilitetin makroekonomik në vend.

BSH-ja njofton se, në qendër të diskutimeve ishte gjithashtu nevoja për përparimin e reformave strukturore që mbështesin rritjen afatgjatë, si dhe rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sejko dhe Kammer, nënvizuan bashkëpunimin e ngushtë mes Bankës së Shqipërisë dhe FMN-së, si dhe angazhimin e përbashkët për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Delegacioni i Bankës së Shqipërisë në këto mbledhje kryesohet nga Guvernatori Sejko.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More