Përfundon asfaltimi i rrugës Çiflik – Dëbërcë, një premtim i realizuar nga Komuna e Zhelinës

nga D. V.

Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar sot përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Çiflik, Llërcë dhe Dëbërcë – një investim kyç infrastrukturor që ishte premtim elektoral dhe ëndërr e kahershme e banorëve të zonës.

“Sot përfunduam me një nga premtimet më të rëndësishme tonat, me asfaltimin e rrugës Çiflik – Dëbërcë, një ëndërr e kahmotshme infrastrukturore që ndërlidhë fshatrat Llërcë-Çiflik-Dëbërcë. Ky investim do të kontribuojë drejtëpërdrejtë në zhvillimin e zonës, respektivisht zhvillimin e qytetarëve tanë,” ka deklaruar kryetari Sejdiu.

Ky projekt pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve, të nxisë zhvillimin ekonomik lokal dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në këto fshatra të Komunës së Zhelinës. Punimet kanë përfshirë asfaltim cilësor, duke e kthyer një rrugë të vjetër dhe të amortizuar në një aks modern dhe të sigurt.

Kryetari Sejdiu, i cili sapo ka filluar mandatin e tretë pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, vazhdon të fokusohet në realizimin e projekteve infrastrukturore, si pjesë e angazhimit për një Zhelinë më të zhvilluar dhe më të lidhur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More