Përfundon fjalën avokati Dixon: Thërrime thashethemesh, Veseli i pafajshëm

nga D. V.

Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi se klienti i tij është i pafajshëm.

Ai tha se ajo që mbetet nga argumentet e ZPS-së është thjesht “thërrime thashethemesh”, duke shprehur përbuzje për vetë themelin e gjykatës.

Dixon kërkoi të kontrollohet narrativa e rreme dhe të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë, pasi ZPS=ja nuk ka asnjë provë.

“Mbrojtja ka të drejtë që të tregojë që pretendimet janë të bazuara në thashetheme dhe janë të pabaza. Ajo që mbetet është thjesht thërrime thashethemesh, tregon përbuzje për vet themelimin e kësaj gjykate”.

“Të kontrollohet narrativa e rreme, të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë që nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së”, u shpreh avokati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More