Përfundon numërimi i votave në Himarë, KQZ publikon rezultatet paraparake

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë.

KQZ njofton se kandidati nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota.

“Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit: Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%)”, thuhet në njoftim.

Tutje, KQZ njofton se ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë,  dhe u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së dhe aplikacionin KQZ.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More