Përfundon numërimi i votave, VLEN fiton 9 komuna / Ja kur mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve

nga Redaksia

Shkup, 20 tetor – Ka përfunduar pothuajse plotësisht procesi i numërimit të votave, në 3,472 nga gjithsej 3,474 qendra votimi, duke arritur në 99.94% të votave të përpunuara, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Rezultatet paraprake tregojnë një fitore të thellë për VMRO–DPMNE, që ka siguruar 34 komuna, në 19 komuna kryeson në balotazh. Partia shqiptare VLEN mori 5 komuna, ndërsa 4 në balotazh.

Në këto zgjedhje, për t’u zgjedhur kryetar komune në raundin e parë, kandidati duhet të marrë mbi 50% të votave. Në rast se kjo shifër nuk arrihet, raundi i dytë do të zhvillohet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më shumë vota nga raundi i parë.

Procesi zgjedhor u mbajt në 3,474 qendra votimi në mbarë vendin, me 1,832,415 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More