Përfundon protesta në sheshin e Shkupit – Qindra qytetarë ndezën qirinjë dhe mbajtën 16 minuta heshtje për tragjedinë në Koçan

nga Xh M

Shkup, 18 mars – 16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona dhe të lënduar mbi 155, është mbajtur sontë protestë paqësore në Shkup, shkruan Alsat.

Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, derisa bënë thirrje për drejtësi.

Kujtojmë se ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera.

16 marsi, zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More