Përfundon rikonstruimi i kalldrëmes në rrugën e Papuçhinjve në Çarshinë e Vjetër

nga D V

Shkup, 23 janar – Sot, së bashku me deputetët, Drejtorin e Byros për Zhvillim, përfaqësuesit e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Shkupit dhe anëtarët e Esnafit të Çarshisë, bëmë promovimin e përfundimit të rekonstruimit të kalldrëmes në rrugën e Papuçhinjve (Papuçhiska). Ky projekt, përveçse ruan trashëgiminë historike të Çarshisë së Vjetër, sjell përfitime të mëdha për turistët dhe për qytetarët që kanë dyqane në këtë zonë. Me këtë ndërhyrje, është krijuar një mjedis më funksional, estetik dhe i sigurt, që jo vetëm tërheq më shumë vizitorë, por edhe përmirëson kushtet për bizneset lokale dhe banorët.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim dhe Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Shkupit. Ai përfshin konservimin e kalldrëmes, vendosjen e pajisjeve urbane, integrimin e rrjetit të internetit optik nga operatorët e telekomunikacionit dhe sanimin e ujësjellësit në këtë segment.

Ky investim, me një vlerë totale prej 5 milion denarësh, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rigjallërimit të Çarshisë, duke ruajtur autenticitetin e saj historik dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Për më tepër, jemi të përgatitur të vazhdojmë me projekte të tjera të rëndësishme, si ai për rrugën e Samarxhijve, duke çuar përpara vizionin tonë për një Çarshi më të fortë dhe më atraktive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More