Përfundon takimi i krerëve të VLEN-it me Mickoskin, Taravari largohet nga Qeveria

nga Xh M

Shkup, 6 maj – Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës.

Burime brenda palëve bëjnë të ditur se Arben Taravari do të largohet zyrtarisht nga pjesëmarrja e tij në qeveri.

Sipas të njëjtave burime, procedura e largimit të Taravarit do të finalizohet brenda këtij muaji.

Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare por mësohet se krerët e VLEN-it e kanë bindur kryeministrin Mickoski se veprimi i fundit i Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale është i papranueshëm dhe nuk duhet jetë pjesë e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More