Përfunduan “tetë rastet kardiologjike”, të martën do të fillojnë të shqyrtohen pesë të rejat, për vajzën e vdekur nga Çellopeki pritet obduksioni dhe kontrollet e ekspertëve

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Komisioni i ekspertëve i Ministrisë së Shëndetësisë i ka përfunduar tetë “rastet kardiologjike”, kurse të martën do të vazhdojë me punë për pesë rastet e reja, kumtoi sot ministri resor, Azir Aliu. 

Siç theksoi Aliu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së Klinikës së Kardiologjisë, me ekspertët e huaj që duhet të vijnë në vend, marrëveshje do të nënshkruhet pas zgjedhjeve. 

“Komisioni ynë pati një takim dje, përfundoi me tetë rastet. Kemi edhe pesë të tjera, do të vazhdojë të martën. Ekspertët e jashtëm do të vijnë kur të jemi gati, ata nuk janë pajtuar ligjërisht sepse kemi pengesa ligjore. Marrëveshja me ta do të nënshkruhet pas zgjedhjeve”, theksoi Aliu.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Dejan Dimitriovki tha se nuk i ka përzgjedhur ai rastet.

“Nuk kam marrë pjesë në përzgjedhje. Përndryshe, bëhet fjalë për pacientë të cilëve iu është bërë angiografi koronare, një procedurë diagnostike para kryerjes së ndërhyrjes dhe kontroll, angiografi koronare pas operacionit, gjatë së cilës janë vërejtur parregullsi të caktuara”, vuri në dukje Dimitrovski.

Lidhur me vajzën e ndjerë nga fshati Çellopek i Tetovës, rezultatet e para nga kontrollet treguan se spitali i Tetovës veproi sipas protokollit. Priten ende analizat e obduksisë dhe një komision tjetër ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë për të përcaktuar se çfarë do të bëhet më tej.

“Në Tetovë patëm tre komisione, të brendshëm që u formua menjëherë nga drejtori dhe punonjësit e spitalit të Tetovës. Të nesërmen, me kërkesën time, u dërgua edhe nga Instituti i Shëndetit Publik. Kemi rezultate nga ekspertët – ata treguan se është ndjekur Protokolli, nuk kemi gjetje. Do të presim sot ose nesër që të përfundojë një tjetër komision i ekspertëve tanë, në Ministrinë e Shëndetësisë, po presim edhe rezultatet e obduksionit në mënyrë që t’i mbledhim të gjithë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më tej”, informoi Ministri Aliu. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More