Perinski: Në thirrjet e dytë për ndihmë financiare për komunat, vetëm dje janë dorëzuar 20 aplikime

nga Xh M

Shkup, 14 shkurt – Në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje lokale, bëri të ditur, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski.

Sipas tij tani më komunat kanë përvojë nga thirrja e parë dhe do t’i shmangin problemet me të cilat u ballafaquan më herët.

“Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20 aplikime, që është vërtet mirë dhe tregon se kryetarët e komunave kanë qenë të përgatitur për thirrjen e dytë publike”, tha Perinski.

Ai ju bëri thirrje të gjithë komunave që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Komunat mund të aplikojnë me disa projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit, edhe atë jo më vonë se më 30 prill 2025. Në shpalljen e parë të Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte.

Komisioni vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte ku vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More