Përkujtohet sot rënia e monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha

nga D V

Sot përkujtohet dita e rënies së monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha.

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetëra-mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës. Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit, hynë në grevë urie.

Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disajavore të studentëve dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Data 20 shkurt e vitit 1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More