Përmbyllet me sukses Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë

nga Xh M

Zhelinë, 22 shkurt – Sot u zhvillua dhe u përmbyll me sukses Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike z.Izet Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e subjektit tonë politik.

Gjatë kuvendit, u zgjodhën organet drejtuese të degës, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të udhëhequr dhe koordinuar aktivitetet në këtë degë. Në krye të degës u zgjodh Adil Emini, i cili pranoi me përkushtim besimin e delegatëve për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Lëvizjes Demokratike në këtë zonë.

Ky proces zgjedhor konfirmon angazhimin tonë për demokraci të brendshme, transparencë dhe forcim të strukturave në çdo nivel.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More