“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, kështu e filloi dëshminë Fatmir Sopi në rastin Thaçi dhe të tjerët

nga D V

Ka filluar dëshminë dëshmitari i 98-ë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi, i cili mban kodin W04485 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Paraprakisht para betimit, dëshmitari Fatmir Sopi bëri një përshëndetje ndaj katër të akuzuarve duke i quajtur bashkëluftëtarë.

“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.

Ndërkaq, pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë e gjysmë. Kurse mbrojtja e të akuzuarve rreth tri orë.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More