Përvjetori i SHBA/ Mexhiti: Vend që ka frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe mbështetur popujt liridashës

nga Xh M

Shkup, 2 korrik – Në secilin përvjetor të themelimit të saj, e rimësojmë një të vërtetë të madhe; që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin një “qytet i ndritshëm mbi kodër”. ShBA-ja është një vend që ka frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe mbështetur popujt liridashës, anëmbanë botës.

Si Zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar, kam nderin të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara, kanë bërë për vendin dhe popullin tonë.
Për ne, Amerika gjithnjë ka qenë një aleate e fuqishme dhe një partner i besueshëm e i pazevendësueshëm, duke na ndihmuar të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët e të ndritur.

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol kyç, edhe në përparimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë. Nga mbështetja për integrimin euro-atlantik, deri te ndihma për forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, Amerika ka qenë një partner i palodhur në rrugëtimin tonë drejt një shoqërie më të drejtë, më përbashkuese dhe më të barabartë.

Le të festojmë jo vetëm pavarësinë dhe lirinë e Amerikës, por edhe miqësinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar ndër vite.

Me respekt dhe mirënjohje,

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1005156087656309&id=100044857800537&mibextid=WC7FNe&rdid=r6eCvBux62pkmlXY

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More