Pesë fluturime drejt Gjermanisë dhe Italisë u devijuan nga moti i keq

nga D. V.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se reshjet e dendura që kanë përfshirë gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar ndryshime në operimet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas MIE-së, gjatë natës, nga ora 01:30 deri në 03:30, pesë fluturime drejt qyteteve të Italisë dhe Gjermanisë, konkretisht Bolonjës, Milanos, Torinos, Barit dhe Këlnit, janë devijuar dhe kanë ateruar në aeroportet e Brindisit dhe Barit.

Autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme operimet zhvillohen normalisht, ndërsa situata e motit monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe të fluturimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More