Shkup, 4 nëntor – Ish-deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov, vlerëson se Maqedonia ndodhet në një moment kyç të procesit të saj drejt Bashkimit Evropian, por thekson se fjala kryesore i takon Qeverisë, e cila duhet të ndërmarrë hapa që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve.
“Sot studentët tanë që duan të studiojnë jashtë duhet të paguajnë mijëra euro, ndërsa studentët në vendet e BE-së studiojnë falas dhe fitojnë njohuri cilësore. Qeveria, kur zgjidhet, nuk është aty vetëm për të marrë duartrokitje – ajo ka detyrimin të punojë në interes të qytetarëve dhe të marrë edhe vendime të vështira. Politika nuk është vetëm populizëm; ndonjëherë duhet të bësh diçka që e konsideron të mirë për shtetin,” deklaroi Petrov.
Ai shtoi se ka ende kohë për të zgjidhur çështjet e hapura, pasi në horizont nuk ka zgjedhje, dhe se zgjidhja ideale do të ishte që ndryshimet të kenë efekt të vonuar.
Petrov u pajtua me qëndrimin e Marjan Gjorgievit se hapja e negociatave me BE-në duhet të lidhet me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë me zbatim të shtyrë.