Shkup, 21 dhjetor – Si një rregull i pashkruar, për Vitin e Ri përdoren mjete piroteknike, të cilat shpesh janë rruga më e shkurtër drejt Klinikës së Kirurgjisë Plastike. Jo rrallë, euforia festive e shoqëruar me fishekzjarre dhe petarda përfundon edhe me invaliditet të përhershëm. Vitin e kaluar, tre fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç me lëndime përfunduan në trajtim spitalor.
Pema e zbukuruar e Vitit të Ri duket se nuk mjafton si simbol i festës, ndaj “magjia” plotësohet me mjete piroteknike, të cilat shpesh përfundojnë në sallat kirurgjikale të Klinikës së Kirurgjisë Plastike.
Një nga pacientët e doktoreshës Jasmina Gjorgievska-Pavlovska, e ka paguar shtrenjtë euforinë festive të shoqëruar me petarda, duke pësuar invaliditet të përhershëm. Vitin e kaluar, tre fëmijë të moshës 12–13 vjeç u shtruan në spital për shkak të lëndimeve.
Pacientët u tregojnë mjekëve se, për të krijuar shpërthime më të forta, i lidhin petardat bashkë ose i modifikojnë, ndaj te disa lëndimet janë sikur t’u ketë shpërthyer një bombë në dorë, shpjegon doktoresha Gjorgievska-Pavlovska. Ajo shpreh shqetësim për faktin se po ulet mosha e pacientëve. Klinika e Kirurgjisë Plastike vazhdon fushatën për ndërgjegjësimin mbi rreziqet e përdorimit të piroteknikës.
Ajo thekson se disa njerëz ndihen keq kur shohin fotografitë në prezantime, por ato janë reale.
Le t’u themi jo petardave dhe t’i festojmë festat me muzikë dhe gëzim.