Pisonero: Forcat politike në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë një hap përpara me ndryshimet kushtetuese

nga D V

Shkup, 31 tetor – Vazhdimi i procesit të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese që vendi është zotuar t’i zbatojë, tha sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë, Zgjerim dhe Partneritet Ndërkombëtar, Ana Pisonero.

“U bëjë thirrje të gjitha forcave politike që së bashku të bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara”, tha Pisonero.

Ajo kujtoi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shkupin, ku theksoi qartë qëllimin që vendi të fillojë negociatat për grupin “Vlerat Themelore” sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lidhur me “ribashkimin” e mundshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Pisonero thekson se zgjerimi është një proces individual i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit prej vendeve partnere të BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More