PL: Për të mbyllur negociatat me BE-në duhet një qeveri me atdhedashuri dhe profesionistë

nga D. V.

Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë Fllohe Vojka tha sot se qeveria ka bërë hapa prapa në statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe jo në përfundimin e negociatave dhe reformave për t’u anëtarësuar.

Sipas Vojkës, për “ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Tiranës në fillim të vitit 2014 u nënshkrua kontrata me një afat punimesh për të përfunduar në 4 vite, por sot edhe pas 11 vitesh ky impiant akoma nuk është në punë dhe funksional”.

Vojka theksoi më tej se “një nga 33 kapitujt për t’u çelur dhe mbyllur në procesin e negociatave është Kapitulli 27 – Mjedisi”.

“Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Mungesa e Impiantit të Trajtimit të Ujrave të Ndotur për qytetin e Tiranës me një popullsi prej 1 milion banorë, po e çon vendin drejt një katastrofe ekologjike”, u shpreh Vojka.

Sipas Vojkës “për një punë kolosale për të mbyllur negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian përveçse një qeverie me atdhedashuri, përgjegjshmëri dhe që ofron besueshmëri në BE, nevojiten dhe profesionistë. Vendi ynë ka brenda edhe jashtë kufijve akoma plot qytetarë profesionistë me përvoja në apo edhe jashtë politikës që e duan dhe janë të gatshëm për të kontribuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës që do konsolidohet pas 11 majit me votën e lirë, për të ardhmen e kombit të tyre, për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More