Plagoset një person në fshatin Haxhaj të Rugovës, arrestohet një person

nga D V

Një person është plagosur nga arma e zjarrit mesnatën e së hënës në fshatin Haxhaj në Rugovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me këtë rast drejtoria rajonale e Policisё nё Pejё, u njoftua rreth orës 02:20, se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit.

Tutje në njoftim thuhet se njёsitet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se derisa ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima.

“Viktima e rastit pas intervenimit në Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim mjekёsor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, ndёrsa nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njëjtёs armë, njё fishek kal: 7.62x25mm, tri gёzhoja kal:7.62x25mm, njё armё automatike AK47, njё karikator i sё njëjtёs armё, tri gёzhoja kal: 7.62×39 mm, gjashtё gёzhoja kal:9mm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More