Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave

nga D V

Policia e Kosovës në veri ka krijuar një plan operativ me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë festave, ka konfirmuar, zv.komandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës ka marrë masa që gjatë festave të Krishtlindjeve në veri të Kosovës çdo gjë të shkojnë pa problem. Ne kemi një plan operativ si gjithmonë për festat fetare dhe festat tjera. Janë vendosur një numër i mjaftueshëm i policëve. në veri për të garantuar sigurinë”, tha Elshani.

Elshani shtoi se aktualisht nuk ka frikë se do të ketë ndonjë problem dhe duke uruar të gjithë besimtarët për festën u tha që të festojnë në paqe.

“I urojmë Krishtlindjet dhe Krishtlindjet e ardhshme të gjithëve që e festojnë këtë festë kudo, e veçanërisht banorëve të rajonit tonë dhe përgjegjësisë. Urojmë mbi të gjitha shëndet në familje, paqe dhe të gjitha të mirat””, tha Elshani.RTK2

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More