“Plani i rritjes do ndikojë për integrimin në BE”, ministrja Ibrahimaj: Reformat duan kohë dhe para

nga Xh M

Ajo u shpreh se po punohet fort me BE për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore dhe fondeve që do t’i vihen në dispozicion qeverisë shqiptare.

Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka folur sot në lidhje me atë që vendi ynë po bën për të tërhequr investitorë të huaj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh se po punohet fort me BE për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore dhe fondeve që do t’i vihen në dispozicion qeverisë shqiptare.

“Nuk jemi më në fazë tranzicioni ekonomik, kemi një vizion të qartë për anëtarësimin e vendit në BE në 20230, ku brenda ka reforma të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe e kemi të qartë rrugën e zbatimit të tyre.
Procesi i Integrimit Europian nuk lidhet vetëm me shtetin, vetëm me qeverinë apo vetëm me parlamentin për miratimin e ligjeve, procesi i integrimit në Bashkimin Europian kërkon angazhimin e të gjithëve ne. Duhet të kemi një bashkëpunim me biznesin, të mbështesim biznesin, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për proceset që jemi duke kaluar.

Ne kemi punuar fort me Bashkimin Europian, për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore që ne duhet të ndërmarrim me masa të caktuara, me indikatorë të caktuar dhe gjithashtu është një miks i fondeve për “Planin e Ri të Rritjes” i cili është një miks ndërmjet reformave strukturore qoftë më formën e mbështetjes buxhetore, qoftë në formën e kredive që do të mund të merren me qëllim zbatimin e këtyre reformave. E gjithë puna që jemi duke bërë është pjesë e planit të rritjes së këtyre reformave pasi reformat nuk duan vetëm kohë dhe mund, por duan edhe para. Në këtë drejtim e gjithë puna është pjesë e planit të ri të rritjes, procesi i rregullimit të shërbimeve, procesi i hartimit të një strategjie për zhvillimin e sipërmarrjes inovative, procesi i përqendrimit të mundimeve tona në ndërmarrjet e gjelbra dhe dixhitale, procesi i përmirësimit dhe zbatimit të planit të rritjes. Janë mbi 500 shërbime që janë marrë në konsideratë dhe më shumë se 50% e tyre do të rregullohen, këto janë marrë parasysh për të lehtësuar jetën e sipërmarrësve.

Në këtë proces ne nuk jemi vetëm kemi mbështetjen e Bashkimit Europian. Kemi një ekip që është i strukturuar dhe e ka të qartë vizionin europian. Do të marrim masat që detyrat t’i përmbushim para vitit 2030 është gjë e mirë që nuk jemi vetëm kemi ekspertizën e BE dhe angazhimin e Kuvendit. Më vjen mirë që komisioni i Posaçëm po funksionon, të gjithë bashkë ne do të arrijmë në rrugën drejt BE”, u shpreh ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More