Plani për modernizimin e TVM-së si dhe ribalanci e kaluan filtrin e komisionit në Kuvend

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor i miratoi pikat e lidhura me planet financiare dhe programet e investimeve të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Televizioni i Maqedonisë (TVM) dhe do t’u dorëzohen deputetëve për procedurë të mëtejshme.

Kryetari i Këshillit Programues të TVM-së Davor Pashovski para Komisionit e arsyetoi ribalancin e planit financiar për vitin 2025, i cili del nga shkurtimi i buxhetit për 80 milionë denarë. Me ndryshimet, bëhet harmonizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Në lidhje me programin e investimeve, Pashovski sqaroi se planifikohet furnizimi dhe zëvendësimi i pajisjeve teknike më të vjetra se 12 vjet, për shkak të emitimit të pandërprerë dhe harmonizimit me standardet evropiane.

“Tani, me financimin e konfirmuar ligjor, servisi publik përfundimisht ka mundësi të realizojë investime të tilla”, theksoi Pashovski.

Me planin financiar për vitin 2026 dhe ndryshimin e tij me ridestinim të mjeteve, u theksua, është siguruar vazhdimësi në financimin dhe modernizimin e servisit publik. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More