Fitorja plebishitare e VV-së, Fetai: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Zëvendëskryetari i RMV-së Arben Fetai, e cilësoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje si fitore plebishitare plotësisht të merituar nga populli siç shkruan ai liridashës i Kosovës.

Në urimin e tij në Fejsbuk ai thekson se është i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta për një Ballkan më të zhvilluar, më të begatë dhe më të sigurt”, përfundon Fetai në shkrimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More