Platforma amerikane e inovacionit Plug and Play vjen në Shqipëri për të fuqizuar sipërmarrësit

nga D V

Plug and Play, një platformë lider globale inovacioni me mbi 60 vendndodhje në mbarë botën, ka nisur e një programi të ri në Tiranë.

Me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Piramidën e Tiranës, dhe sponsorizuar nga IDEMIA Smart Identity (ISI), kjo nismë synon të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen në të gjithë Shqipërinë.

Si pjesë e programit, Plug and Play do të drejtojë një program nxitës vjetor, në fazë të hershme, në Shqipëri si dhe programin Global Overseas Acceleration & Learning (GOAL) në Silicon Valley, duke ofruar mundësi për startup-et lokale.

Programi i ri fuqizon sipërmarrësit e rinj në Shqipëri për të arritur qëllimet e tyre, duke avancuar ndjeshëm ekosistemin startup të vendit dhe duke përmirësuar mjedisin më të gjerë sipërmarrës në të gjithë Ballkanin, tha Plug and Play në një njoftim për shtyp.

Programi i përshpejtuesit u ofron sipërmarrësve mundësinë për të punuar ngushtë me ekspertë, për të fituar akses te partnerët e korporatës dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe seminare të specializuara të industrisë.

Me rrjetin global të Plug and Play, startup-et do të përfitojnë nga ekspozimi ndërkombëtar dhe lidhjet jetike.

Gjatë gjithë programit në Shqipëri, pjesëmarrësit do të marrin udhëzime gjithëpërfshirëse mbi elementët thelbësorë të suksesit të startup-eve, duke përfshirë zhvillimin e pitch-it, strategjitë e rritjes së biznesit, rrjetëzimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me investitorët dhe marrëdhëniet e korporatave.

Përveç përshpejtuesit lokal, 10 startup-et më premtuese nga çdo grup do të kenë mundësinë t’i bashkohen programit GOAL në Silicon Valley. Kjo përvojë gjithëpërfshirëse 10-javore në selinë e Plug and Play do t’i lejojë ata të shkallëzojnë produktet e tyre në një skenë globale, duke hyrë në ekosistemin e njohur të Silicon Valley të partnerëve të teknologjisë, bashkëpunëtorëve të korporatave dhe investitorëve.

“Ky është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe për Plug and Play,” tha Saeed Amidi, Themelues dhe CEO i Plug and Play. “Ne jemi të përkushtuar të sjellim më të mirën e rrjetit tonë global në Tiranë, duke u ofruar startupeve shqiptare burimet, mentorimin dhe lidhjet që u nevojiten për të lulëzuar në skenën botërore. Shqipëria ka talent dhe potencial të jashtëzakonshëm dhe ne jemi këtu për të ndihmuar në zhbllokimin e tij.”

“Ky program përshpejtues shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e Shqipërisë drejt shndërrimit në një qendër për inovacionin dhe sipërmarrjen në Ballkan. Ne jemi të ngazëllyer për partneritetin me Plug and Play dhe AADF për t’u ofruar startupeve shqiptare mundësinë për t’u lidhur me mentorë, investitorë dhe liderë të industrisë globale. Kjo nismë përputhet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë për të nxitur rritjen ekonomike përmes inovacionit dhe ne besojmë se do të shërbejë si një katalizator për zhvillimin lokal dhe rajonal, duke fuqizuar sipërmarrësit e rinj që t’i kthejnë idetë e tyre në biznese të suksesshme”, tha Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Shqipëri

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More