“Po ma ndiqte të fejuarën me motor”, zbardhet dëshmia e vrasësit të Hoxhallarit: Kur iu afrova, më goditi dhe më shau!

nga Xh M

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në zonën e Astirit, ku Darment Keli qëlloi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More